Flash News

E-TJERA

Policia jep detaje nga megaoperacioni anti-drogë: 829 kg kanabis i sekuestruar, 23 grupe kriminale në shënjestër

Policia jep detaje nga megaoperacioni anti-drogë: 829 kg kanabis i

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni anti-drogë i cili u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se në 8 muaj janë sekuestruar 829 kg kanabis dhe disa lloje të tjera drogë.

Rrumbullaku tha se në shënjestër kanë qenë 32 grupe kriminale, ndërsa në total janë lëshuar 296 masa sigurie “arrest me burg”.

“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kg kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme”, tha ai.

Të fundit