Flash News

E-TJERA

Policia në aksion për “spaçatorët”, autori i plagosjes së efektivit mbetet në arrati

Policia në aksion për “spaçatorët”, autori i

Klered Bozhani, 42-vjeçari i cili qëlloi me dy plumba efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, vijon  të mbetet në arrati. Policia ofroi 20 mijë për çdo informator që jep të dhëna për autorin.

Por, në një kohë kur Bozhani, me probleme të depresionit dhe i armatosur lëviz lirisht, policia është më e angazhuar të vijojë kontrollet dhe arrestimet për “spaçtorët”.

Së fundmi, është arrestuar një 29-vjeçar në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli”, ndërsa për Klered Bozhanin asnjë informacion.

Edlir Allshi u qëllua teksa ndiqte Bozhanin pasi kishte marrë informacione se lëvizte i armatosur. Alleshi u qëllua me dy plumba në bark, ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes me motor.

Të fundit