Flash News

E-TJERA

Policia njoftim zyrtar për vrasjen në Lezhe, viktima rreth 42 vjeç

Policia njoftim zyrtar për vrasjen në Lezhe, viktima rreth 42

Policia e Lezhës ka zbardhur detajet e para lidhur me vrasjen e regjistruar këtë pasdite në Balldre të Lezhës.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si N. M (Lekstakaj), rreth 42 vjeç.

Paraprakisht, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Të fundit