Flash News

E-TJERA

Policia rrethon kampin e Muxhahedinëve në Durrës, çfarë dyshohet

Policia rrethon kampin e Muxhahedinëve në Durrës,

Policia ka rrethuar ambientet në territorin e kampit Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Policia rrethon kampin e Muxhahedinëve në Durrës,
Foto nga aksioni

Pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Tiranës, policia ka nisur kontrollet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike, në kampin ku gjendet i strehuar një numër i lartë pjesëtarësh të lëvizjes opozitare iraniane, Mojahedin-e-Khalq (MEK). 

Shumë nga banorët e kampit janë shoqëruar janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp.

MEK (shkurtim për Mojaheden e-Khalq që do të thotë Muxhahedinët e Popullit) konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si opozita e regjimit iranian dhe vetë strehimi i tyre në Shqipëri u bë përmes një marrëveshjeje me SHBA.

 

Të fundit