Flash News

E-TJERA

Policia zbarkon në banesën e Altin Ndocit në Yzberisht, kontrolle edhe në Astir, Don Bosko dhe Selitë

Policia zbarkon në banesën e Altin Ndocit në Yzberisht, kontrolle

Policia ka zbarkuar në banesën e Altin Ndocit, në Yzberisht, për të kryer kontrolle pas arratisjes së tij nga spitali Infektiv i Durrësit, një ditë më parë.

Ka dyshime se Ndoci mund të ndodhet në Tiranë. Uniformat blu janë duke ushtruar kontrolle edhe në Durrës dhe Elbasan.

Konkretisht, blutë po kryejnë kontrolle në Astir, Don Bosko, Yzberisht dhe Selitë.

Altin Ndoci u arratis një ditë më parë pasi ishte dëruar në Spitalin Infektiv të Durrësit pasi kishte shqetësime shëndetësore. Ndoci kërkoi të shkonte në tualet në momentin që goditi me grush efektivin që e shoqëronte dhe u arratis.

Pamet filmike kanë treguar se Ndoci është shoqëruar në spital në kushte të dobëta sigurie, pa pranga në duar dhe me pak efektivë.

Të fundit