Flash News

E-TJERA

Politikanëve iu bie “interesi” në mediat sociale gjatë fushatës, eksperti shpjegon arsyen

Politikanëve iu bie “interesi” në mediat sociale

Gjatë fushatës zgjedhore politikanëve shqiptarë u ka rënë “reach”-i, në mediat sociale që është në tërësi veprimtaria që ka të bëjë me like, share dhe komente.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, eksperti i mediave sociale Blerim Gjeladini nga “Terra Data Analytics” tregoi arsyet pse ka ndodhur kjo rënie në Facebook-un e politikanëve.

“Referuar edhe daljeve tona të mëhershme, ne kemi diskutuar edhe me përfaqësuesit për çështje politike të Europës juglindore të korporatës Facebook. Është vërejtur një ndërhyrje në pjesën e ngritjes së ‘fake açount’ edhe duke pasur parasysh që partitë politike, grupet politike nuk i kanë ndaluar ato reagime, atëherë Facbook-u mori një ndryshim drastik të rregullimit të algoritmeve.

Grupe të ndryshme hapnin ‘fun page’, sepse Facebook i lejon të hapin 10-15 ‘fun page’ dhe me ato rritnin reagimet nëpër postime. Ndaj u ndërmor ky veprim”, u shpreh Gjeladini.

Një tjetër arsye, sipas tij, është fakti që  duke qenë fushatë politike, partitë politike kanë përdorur edhe postime në lidhje me Covid. “Disa kanë bërë dezinformim, të tjerë informime të tejskajshme, edhe Facebook, por edhe çdo korporatë tjetër që ka të bëjë me mediat sociale, e ka si politikën e tyre mbrojtjen dhe suportin e luftës kundër Covid, që mos përhapet panik”, tha eksperti.

Po ashtu përdorimi i muzikës në videot e tyre që nuk është blerë nga politikanët, ka qenë një tjetër shkak i rënies së “reach”-it në mediat e tyre sociale Facebook.

 

 

Të fundit