Flash News

E-TJERA

Armë zjarri dhe drogë në xhep, arrestohen dy persona në Dibër - EMRAT

Armë zjarri dhe drogë në xhep, arrestohen dy persona në

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, teksa në banesë u është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë shtetasi Elsi Kuca alias Dauti 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe  shtetasi Aleksandër Tota, 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie, i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Sipas Policisë, ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Peugeot”, të drejtuar nga 26-vjeçari, në momentin kur janë ndaluar nga Policia në fshatin Sllovë. raportohet se gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e Aleksandër Totës është gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit