Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Prag Krishtlindje/ Kryepeshkopi Anastas uron besimtarët: Durimi plot shpresë, udhërrëfyes i domosdoshëm në këto kohë

Në prag të Krishtlindjes, Kryeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë kremtime te bukura dhe për harmoni e paqe.
Janullatos shprehet se dita e lindjes së Krishtit është një burim i pashtershëm shprese.
Duke komentuar zhvillimet në botë, ai thotë në mesazhin e tij se në këto kohë ku mbizotërojnë trazirat, konfliktet dhe tragjeditë, udhërrëfyesi i domosdoshëm mbetet durimi plot shpresë.
“Ja, Krishti lind, lavdërojeni!
Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterë, nuk është thjesht një rast për të shkëmbyer urime dhe dhurata, për ngrohtësi familjare, për të dëfryer, dhe që sjell ngazëllim shpirtëror në jetën shoqërore.
Është, mbi të gjitha, një burim i pashtershëm shprese së shumanshme – për vlerën e çdo qenieje njerëzore, për rrugëtimin e njerëzimit, për domethënien e jetës.
Lindja e Krishtit shpall kremtueshmërisht se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16).
Pra, nuk jemi të vetëm në peripecitë e kësaj jete. Biri dhe Fjala e Perëndisë, nëpërmjet Mishërimit të tij, mori tërë natyrën njerëzore, ashtu siç është, shpirtërore dhe materiale, dhe i dha trajtë të re.
Është një Ngjarje që përbën thelbin e zbulesës së krishterë: “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16).
Kjo shfaqje e dashurisë së Perëndisë “në mish” përbën veçantinë unike të besimit të krishterë. Le ta theksojmë “përsëri dhe përsëri”: Perëndia, Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji, një urtësi apo një fuqi e papërcaktuar jopersonale.
Është Perëndi personal, dhe si Person i zbulohet njeriut, ndërsa ky i fundit ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që bëhet e prekshme për tërë qenien njerëzore: “Perëndia është dashuri.
Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Ky Perëndi nuk e braktisi botën, të cilën e vret egoizmi, urrejtja, padrejtësia, dëshpërimi. E kremtja e Krishtlindjes na fton të sjellim ndër mend se shpresa e pranisë së Tij në jetën tonë përbën burimin e durimit.
Vështirësitë e panumërta dhe udhët pa krye që shfaqen gjatë rrugëtimit tokësor të Shpëtimtarit përballohen gjithnjë me durim plot shpresë.
Që në Lindjen e Tij, siç paraqitet në ikonografinë orthodhokse, në vështrimin e Nënës së Tërëshenjtë, të Josifit, të barinjve dhe të magëve, vihet re një durim i paqtë e fort i përndritur.
Madje, një durim i heshtur vihet re edhe te vështrimi i kafshëve që ndodheshin në shpellën e thjeshtë dhe merrnin pjesë në peripecinë e Jisuit të vogël në dhé të huaj.
Durimi plot shpresë që buron gjatë Krishtlindjes nuk është dobësi, përkundrazi është një fuqi mistike. Ai shndërron edhe hidhërimet dhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete, duke forcuar rezistencën, shpirtin luftarak, qëndresën cilësore, përkrahjen e së vërtetës dhe të drejtësisë.
Apostull Pavli, nga përvoja vetjake, na siguron: “… e dimë që vuajtja sjell durimin, durimi sjell sprovën dhe sprova sjell shpresën. Shpresa nuk na turpëron” (Rom. 5:3-5).
Nëpërmjet durimit, njeriu shpirtëror i përdor më mirë fuqitë e tij mendore dhe ndjesore. Durimi, bashkë me këmbënguljen e heshtur, hap shtigje kalimi për marrëdhëniet e ndryshme njerëzore pa rrugëdalje, për vështirësitë shëndetësore, varfërinë dhe trazirat sociale.
E udhëheq jetën njerëzore drejt pjekurisë, se “duhet të duroni deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë” (Jak. 1:4).
Shpresa mbështet durimin dhe durimi forcon shpresën, dhe që të dyja marrin fuqi nga besimi. Përmendja e durimit në Shkrimin e Shenjtë është e shumanshme dhe ndriçuese.
Na ndihmon të ecim përpara “duke ngazëllyer në shpresë, duke duruar në vuajtje dhe duke këmbëngulur në lutje” (Rom. 12:12).
Ndërsa sjellim ndër mend shembullin e Zotit tonë dhe të shenjtorëve që i shkuan pas, “le të ecim përpara me durim në betejën që na pret, duke i mbajtur sytë te Jisui, që është kreu i besimit tonë dhe ai që na bën të përsosur” (Heb. 12:1-2). Me vështrimin e mbërthyer mbi të, përballojmë me kthjelltësi dhe me fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.
Çdo epokë ka trazirat, konfliktet ushtarake, katastrofat, tragjeditë, skamjen, lëndimin shpirtëror, dëshpërimin e vet.
Epoka jonë po tronditet nga luftra të tejzgjatura mizore, krejt të paimagjinueshme, në shumë skaje të tokës, por edhe afër nesh, në Ukrainë dhe në Palestinë.
Kundërshtitë dhe përçarjet po mundojnë edhe mjediset kishtare. Çdo popull ka problemet e tij të shumëllojta. Çdo bashkësi, çdo njeri përjeton çaste trishtimi të thellë dhe dhimbjeje. Në të gjitha rastet, udhërrëfyes i domosdoshëm mbetet durimi plot shpresë.
Le ta shtojmë përgjërimin tonë për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore, që kudo në tokë të mbretërojë paqja. Le të mundohemi që, “nëpërmjet durimit dhe ngushëllimit, që burojnë nga Shkrimet”, të forcojmë mes nesh njëmendësinë dhe bashkëpunimin harmonik, duke patur më tepër shpresë brenda nesh.
“Perëndia i shpresës [na] mbushtë plot me gëzim dhe paqe në besimin [tonë], në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të [jemi] plot me shpresë” (Rom. 15:13).
Ja, Krishti lind, lavdërojeni! Durimi plot shpresë, nëpërmjet hirit të Perëndisë Triadik, le t’i mbushë zemrat tona me gëzim dhe paqe të përndritur, veçanërisht gjatë këtyre të kremteve të dhjetorit dhe të të gjithë Vitit të Ri 2024 që po afron.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10