Flash News

E-TJERA

Pranga shqiptarit në Itali, i shpallur në kërkim si 'koka' e një rrjeti pro*titucioni

Pranga shqiptarit në Itali, i shpallur në kërkim si


Një 52-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar pas 19 vitesh arrati.

Sipas mediave italiane, ai është identifikuar si Durin Lusha, i cili është ndaluar në një lokal në Taviano, në provincën e Leçes.

Identifikimi i tij u bë i mundur falë një tatuazhi të veçantë në parakrahun e djathtë, të një gruaje gjysmë e zhveshur.

Lusha ishte dënuar me 10 vite burg për drejtimin e një grupi kriminal italo-shqiptar, që shfrytëzonte për prostitucion gra nga Shqipëria dhe vende të tjera të huaja. Për të shmangur arrestimin, ai kishte ndërruar emrin në dokumentet e identitetit.

Të fundit