Flash News

E-TJERA

Prej tre ditësh protestë para selisë  së PD, mbështetësja e Bashës përplaset me Elezin: Në veri e sipër jemi blu

Prej tre ditësh protestë para selisë  së PD,

Prej tre ditës, ish-kryetari i PD-së Kukës, Ibsen Elezi bashkë me disa mbështetës të tij po protestojnë para selisë blu duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj force politike.

Por gjatë fjalës së tij për median, ka ndërhyrë një mbështetëse e kryetarit Lulzim Basha e cila ka sulmuar Ibsen Elezin duke i thënë se i gjithë veriu është blu, dhe Kuksi ishte blu , jo mavri.

“Në veri e sipër jemi blu, nuk jemi mavri Ibsen, Kuksi ka fitue blu”- u shpreh mbështetësja e Bashës.

Ndërsa Ibsen Elezi, u shpreh, “ A e kuptoni ca metodash përdorin? Ju kanë neverit çdo gjë shqiptarëve, politikën dhe jetesën, ja si e marrin edhe e fusin atë në mes të fjalës time që të ndërhyjë. Unë e kam marrë iniciativën vetëm për shkak të reagimeve që kanë pasur demokratët në rrethe të ndryshme”.

Ai shtoi se arsyeja përse kërkonin zgjedhje brenda PD është edhe për faktin se nuk kishin dyshime se Rama e ka manipuluar këtë rezultat dhe prandaj ata mendojnë se duhet një lidership i fortë në krye të partisë Demokratike. Gjithashtu Elezi tha se do të kishte takime me anëtarë të PD nëpër rrethe për të filluar me mbledhjen e firmave.

 “Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje, për të parë nëse do të votohet sërish.
Këta fillojnë me denigrimin e figurave, modifikojnë foto të mia. Metoda njësoj si të lali Erit apo Edi Ramës.

Po të kishte fitu PD do kisha mbyllur gojën, nuk do flisja. Që Edi Rama do i vidhte zgjedhjet, unë e dija, ose të paktën e dija që do e deformonte aq sa i duheshin . Pyetja ime është pse Basha e la kauzën tonë në mes duke dalë nga parlamenti?”– tha Ibsen Elezi.

 

 

Të fundit