Flash News

E-TJERA

Prençi: ‘Armata’ e Amant Josifit ndodhet në një godinë shtetërore

Prençi: ‘Armata’ e Amant Josifit ndodhet në një

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur rreth skandalit të mashtrimit me call center-at në të cilin u përfshi edhe ish-këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi.

I ftuar në Ora News, Prençi tha se kompania me të cilën vepron Josifi ndodhet në një godinë shtetërore. Prençi tha se përmes kësaj kompanie është xhiruar një shumë sa gjysma e buxhetit të shtetit.

“Kompania që operon armata e kompanive të Amant Josifit ndodhet në një godinë shtetërore. Ato kanë xhiruar përmes mashtrimit një shumë sa gjysma e buxhetit të shtetit në një vit dhe kjo ka ndikuar edhe tatëpjetën e euros në Shqipëri.

Në 2017-ën ky sistem piramidal përmes call centerave filloi të lulëzojë me hapa galopantë. Policia nuk vepronte dot sepse një pjesë e tyre ishin të paguar për të mos folur rreth këtij fenomeni. Dhe çuditërisht heshtën ndaj këtij fenomeni”, ka thënë Prençi.

Të fundit