Flash News

E-TJERA

Prençi: Veliajn do doja ta shihja si ministrat e Nepalit

Prençi: Veliajn do doja ta shihja si ministrat e Nepalit

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të japë llogari edhe për çështjen e inceneratorit.

I ftuar në Ora News, Prençi e lidh me aktualitetin e zhvillimeve në botë ku thotë se si ndëshkim do donte ta shihe Veliajn si ministrat e Nepalit, ku qytetarët po iz hveshin dhe i denigrojnë publikisht.  

Prençi: Nga pikëpamja juridike dhe si jurist mendoj që do t’ia lëmë gjykatës të vazhdojë sagën e seancave gjyqësore për ato 13 çështje për të cilat akuzohet Veliaj.

Kur më kujtohet arroganca e Veliajt për atë që thoshte do të vazhdoj të paguaj inceneratorin sepse unë nuk marr leje nga deputetët dhe përdorte edhe një shprehje që unë nuk e përdor dot të PD pra i diskriditonte në aspektin e akuzave që ngrinin dhe për çfarë protestonin para bashkisë së Tiranës. 

Do të doja ta shihja si ato ministrat e Nepalit në lum. Pasi u dogjën godinat qeveritare dhe shtëpitë i zhveshën dhe po i rrifnin me kamzhik në lum.

Ata meritojnë më shumë sepse korrupsioni që ka bërë Veliaj dhe pushtetarët meritojnë më shumë. Këtë e kam mendim si qytetar.

 

Të fundit