All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Presidenti ka shumë zgjidhje", Meta thirrje Ramës për reflektim; cilat janë shanset e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit

“Presidenti ka shumë zgjidhje", Meta thirrje Ramës për
Presidenti i Republikës, Ilir Meta
All - Paragraf - 1

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar edhe njëherë pas vendimit për të dërguar për opinion në Komisionin e Venecias ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meta shprehet se ky vendim ka ardhur pas kërkesës së opozitës dhe se u bë si “shlyerje” e një detyrimi që kishte ndaj tyre pasi insistoi që të firmosnin ‘5 qershorin’, duke hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike.

Meta e këshillon Ramën të reflektojë dhe pranojë opinionin e Venecias, pasi në të kundërt “Presidenti ka shumë zgjidhje.”

All - Paragraf - 3

“Unë si President kam marrë në konsideratë një kërkesë zyrtare të opozitës së bashkuar për të dërguar për opinion Kodin Zgjedhor në Komisionin e Venecias.

Opozita e Bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim për të mos vendosur si kusht nënshkrimin e marrëveshjes së 5 qershorit pavarësisht se nuk kishte besim tek qeveria përsa i përket standartit të zgjedhjeve pas audio-përgjimeve të nxjerra nga Bild.

Ne e dimë që vendime të së kaluarës nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Unë shpresoj të ketë një reflektim sepse Presidenti ka shumë zgjidhje për të garantuar të ardhmen evropiane të vendit”, tha Meta.

I pyetur nëse rrezikon opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe a rrezikohet stabiliteti politik me vendosmërinë e kryeministrit për të mos bërë rishikuar ndryshimet në Kod, Meta përgjigjet:

“Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli shqiptar të mos përfaqësohet në 25 prill.”

Të fundit