Flash News

E-TJERA

“Presidenti me subjekte të OFL”, Meta del me personazhin e videos: Pimë kafë për një sqarim, Ramazani bëri padi

“Presidenti me subjekte të OFL”, Meta del me personazhin e
Presidenti Ilir Meta dhe Ramazan Topuzi

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konference të jashtëzakonshme për mediat së bashku me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në video bashkë me Kreun e Shtetit, të cilin kryeministri Edi Rama e quajti subjekt të OFL.

Referuar fotos me kapuç të Metës në Gjirin e Lalzit, Presidenti tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK. Meta tha se takimi ka ndodhur në lokalin e kryetarit të degës së PS.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij.
Ramazan Topuzi jemi në lokali ne Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i organizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë e sqarova.

Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese. Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, deklaroi Meta.

Të fundit