Flash News

E-TJERA

Presidenti Meta paralajmëron gjyqtarët e prokurorët: Gati për të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve

Presidenti Meta paralajmëron gjyqtarët e prokurorët: Gati

Presidenti Iliri Meta ka bërë një tjetër reagim pak orë para zgjedhjeve ku  paralajmëron se mund të nënshkruajë një dekret në rast se i duhet për të mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit.

Meta u kërkon të gjithë zyrtarëve të shtetit brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë të zbatojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike duke mos u bërë palë por të ruajnë integritetin.

Postimi i plotë:

Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t'ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.

Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.

Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

Presidenti Meta paralajmëron gjyqtarët e prokurorët: Gati

Të fundit