Flash News

E-TJERA

Presidenti Meta thirrje organeve të drejtësisë: Tronditëse vjedhja e të dhënave dhe përdorimi politik

Presidenti Meta thirrje organeve të drejtësisë: Tronditëse

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar letrën e politikanes gjermane Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, që i ka shkruar Ramës, për përdorimin e të dhënave personale. Politikania gjermane shprehet se e gjitha sjell një shije shumë të keqe dhe imazh të pariparueshëm për qeverisjen në Shqipëri.

Meta i bën thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave, që siç thotë presidenti i nxijnë faqen Shqipërisë.

“Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian.

Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë.

Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, shkruan Presidenti Meta.

Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është...

Posted by Ilir Meta on Sunday, April 18, 2021

Të fundit