Flash News

E-TJERA

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack mesazh shqiptarëve për zgjedhje: Votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack mesazh shqiptarëve për

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack mbështet ndryshimin në Shqipëri dhe nxit shqiptarët të shkojnë të votojnë. Në një video-mesazh inkurajues për shqiptarët Doris Pack theksoi se  “Partia Demokratike është forca që do të sjellë ndryshimin” dhe se “tani është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes”.

“Ju inkurajoj të shkoni të votoni ditën e diel. Votoni për numrin 9, votoni për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Jam e sigurt se kjo parti ka mësuar nga historia e saj dhe do të sjellë ndryshimin. Do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e interesuar në çështjet e përditshme, për edukimin, për shëndetësinë, për çdo gjë që e bën jetën në Shqipëri sa më mirë që është e mundur.

Që dhjetëra mijëra të rinj të mos vazhdojnë të lënë vendin. Shpresoj shumë se ju e kuptoni mesazhin tim se unë dua ndryshimin dhe jam e bindur se edhe ju gjithashtu e doni ndryshimin”, thote Doris Pack në mesazhin e saj.

Edhe Presidenti i PPE-së Donald Tusk mbështeti më herët fitoren e PD në zgjedhje. “Lulzim Basha do të realizojë integrimin në Bashkimin Europian”, - tha  Presidenti Tusk.

Mesazhet e përfaqësuesve të lartë të BE-së vijnë pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur do të vendoset fati i Shqipërisë për integrimin në familjen europiane dhe zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Të fundit