Flash News

E-TJERA

“Presim gjyqtarë të paanshëm”, Kim mesazh drejtësisë: Shqiptarët duan drejtësi, jo hakmarrje

“Presim gjyqtarë të paanshëm”, Kim mesazh

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është shprehur se drejtësia në Shqipëri nuk ka pasur një punë të lehtë me hetimet dhe gjykimet.

Kim nënvizoi se reforma në Drejtësi është një kërkesë e Bashkimit Evropian, tashmë e përmbushur. Ambasadorja shtoi se Brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë plotësuar me të gjithë anëtarët.

Kim theksoi se shqiptarët duan drejtësi dhe jo hakmarrje.

“Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptarë të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenar që jemi partner me BE jo vetëm në mbështetje të Këshillit të Lartë Gjyqësore, reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se përmbush një kërkesë për anëtarësim në BE, pro është kërkesa e popullit shqiptar. Katër vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte një gjyqtar sot kemi një trupë gjyqtarësh, mungojnë vetëm tre dhe besoj se do të gjenden. Dy javë kanë mbetur nga 2022, po besoj brenda 3-mujorit të parë të 2023 Gj L do të ketë të gjitha anëtarët. Ka kaluar mjaft kohë, duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit, duhet të gjejmë një mënyre. Populli shqiptar pret gjykata me gjyqtarë të paanshëm që të japin drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi”, tha ambasadorja.

Ambasadorja shtoi më tej se Shqipëria ka bërë shumë hapa para me drejtësinë dhe mbrojtjen, nëse e krahasojmë ne periudhën e komunizimit.

Kim tha se Shqipëria është Evropë dhe se SHBA-të besojnë te drejtësia e vendit.

“Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi. Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë. Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë”, u shpreh Kim.

Të fundit