Flash News

E-TJERA

Prezenca e OSBE në Shqipëri mbështet zgjatjen e vettingut: Nuk ka plan B, as kthim pas në reformë

Prezenca e OSBE në Shqipëri mbështet zgjatjen e vettingut: Nuk ka

Pas SHBA, BE, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mbështetur zgjatjen e mandateve për organet e vettingut.

Në një postim në TWitter, OSBE në Shqipëri shkruan se kreu i saj Vincenco Del Monaco, vlerëson progresin e arritur deri tani dhe thekson se nuk ka as plan B dhe as kthim pas në reformën e ndërmarrë në drejtësi.

 “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të zgjatjes së mandatit të institucioneve të vettingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Kryetari i Prezencës, Vincenco Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri tani në reformën në drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut ambasadori Del Monaco përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi”, deklaron OSBE në Tiranë.

Prezenca e OSBE në Shqipëri mbështet zgjatjen e vettingut: Nuk ka

Të fundit