Flash News

E-TJERA

Prishja e bujtinave në Valbonë, banorët shpërthejnë në lot: Jemi në shtëpinë tonë, është padrejtësi!

Prishja e bujtinave në Valbonë, banorët shpërthejnë

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në vazhdon në Valbonë. Objekt i aksionit janë disa bujtina të ndërtuara nga banorët vendas, të cilat u konsideruan si ndërtime të paligjshme brenda zonës së mbrojtur.

Mes godinave të prekura, ishte edhe një bujtinë modeste me tre dhoma, pronë e një çifti të moshuar, të cilët jetojnë në Valbonë prej vitesh dhe e kishin ndërtuar këtë shtëpi me mund dhe kursime.

Duke folur për mediat, ata shprehën indinjatën dhe dhimbjen e tyre, ndërsa objektit të tyre po i afroheshin mjetet e IKMT-së.

“Askush s’do të na e bënte këtë, as armiku më i madh. Kjo është toka jonë, shtëpia jonë. Është e pabesueshme që të ndodhë një gjë e tillë nga shteti ynë,” tha burri me zë të dridhur dhe sytë me lot.

Ai tregoi se ndërtimi ishte bërë me para të marra hua, me shpresën se bujtina do të ishte një burim i qëndrueshëm jetese në mungesë të fëmijëve që jetojnë jashtë vendit.

“Kur po e ndërtonim, policia na tha ‘ju ecshi mbarë’. Sot vijnë e na i shembin gjithçka. Ishte më mirë të na kishin vrarë, sesa të na merrnin mundin dhe jetesën,” u shpreh ai me dhimbje.

Gruaja e tij, e përlotur, theksoi se shtëpia ishte ndërtuar me përpjekje të jashtëzakonshme, në kushte të vështira.

“Punojmë ditë e natë vetëm për të nxjerrë bukën e gojës. Këtë vit e ndërtuam me shpresë. Sot na e rrëzojnë si të ishim të huaj në vendin tonë. Ku është mëshira?”, tha qytetari.

Çifti kërkon që institucionet të ndalin ndërhyrjet që, sipas tyre, po dëmtojnë rëndë jetën e banorëve vendas dhe turizmin e zonës.

“30 vjet e kam votuar këtë qeveri, dhe sot më godet kaq rëndë. Nuk e prisja një padrejtësi të tillë nga vetë shqiptarët. Kërkojmë vetëm të mos na i prishin, është mëkat i madh,” përfundoi qytetari.

Të fundit