Flash News

E-TJERA

Pritet të ‘shkrihet’, Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve pas një muaji. Si është trendi në bursa

Pritet të ‘shkrihet’, Bordi i Transparencës rrit

Ndërsa prej kohësh është përfolur se së shpejti Bordi i Transparencës pritet të shkrihet, sot del me një njoftim në mënyrë të papritur dhe njofton se ka vendosur të rrisë çmimin e karburanteve në vend.

Në njoftimin për mediat thuhet se duke nisur nga sot ora 18:00 nafta do të kushtojë 9 lekë më shumë, pra nga 199 lekë që ishte do të shitet me 208 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Nga 178 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër, e ndërsa gazi mbetet i pandryshuar 71 lekë/litri me pakicë.

Ndërkohë, kur pritej që çmimet e karburanteve të uleshin, Bordi ka vendosur sot që këto çmimet do të rriten. Vendimi vjen në një kohë që nafta në Bursa është në nivelet më të ulëta nga tetori i vitit 2021.

Pritet të ‘shkrihet’, Bordi i Transparencës rrit

Kujtojmë se bordi sot është mbledhur për herë të parë për vitin 2023, pas gati një muaj mungesë.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe ministrja e financave, Delina Ibrahimaj tha se së shpejti, Bordi i Transparencës do të shfuqizohet, por ende nuk ka një datë.

 

Të fundit