Flash News

E-TJERA

Procesi i votimit, Celibashi: Rezultati del brenda 48 orësh, projekti për identifikimin elektronik pati probleme, por ishte sukses

Procesi i votimit, Celibashi: Rezultati del brenda 48 orësh, projekti

Kreu i KQZ-së, Ilirjna Celibashi ka bërë një pasqyrim të procesit të votimit, sapo është mbyllur zyrtarisht në orën 19.00.

Sipas Celibashit, procesi ka qenë i qetë me përjashtim të disa incidenteve, ndërsa tha se rezultati pritet të shpallet brenda 48 orësh.                                                                                                                                               

Nga të dhënat e deritanishme ky proces u karakterizua nga qetësua dhe integriteti. Nuk mund të shpëtonim nga disa episode që janë bërë të zakonshme dhe pakët me atë tensionin për rezultatin shpesh i sjellin të amflifikuara të karakterit teknik, në përgjithësi mund të thuhet se ishte proces zgjedhor në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje dhe u rezultati në një kohë të shkurtër.  

Janë më pak se 200 QV, 166 ku nuk u përdor pajisja e identifikimit elektronik., Në 86 nuk u përdor se nuk u paraqitën operatorët, tjerat nga problematikat dhe pamundësisë së operatorëve për ta përdorur pajisjen. Ky projekt konsiderohet me sukses të plotë, meritën e ka nënkomisionerja Pelinku që e ka udhëhequr që nga dita e parë.

U bëj thirrje partive që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi, duhet të presim numërimin për të mësuar kush është fituesi. Cdo deklarim pa nisur numërimit, nuk do i shërbente qetësisë dhe garancisë. KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike dhe koalicionet, për të vijuar me rezultatin për kandidatët.

Procesi i nxjerrjes së rezultatit do jetë i vëzhguar nga KQZ, vëzhgues vendas e të huaj dhe regjistrimet që lidhen me këtë proces do u jepen subjekteve pasi të dalë rezultati për partitë dhe koalicionet.

Kodi Zgjedhor i jep të drejtë që të bëjë verifikimin edhe pas rezultatit”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ tha se do të nisë menjëherë numërimi i votave, sapo të përmbyllet totalisht procesi i votimit dhe të transportohen kutitë në vendet e numërimit.

“Numërimi do të nisë sapo kutitë të dorëzohen në vendet e numërimit të votave”, tha Celibashi.   

Të fundit