Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Profil i paautorizuar/ Edi Rama, radical chic dhe asgjë më shumë?

Kur të tjerët kishin lidhje Edi Rama kishte ide. Jo të gjitha produktive, sigurisht, por gjithsesi ide. Të paturit ide radikale duket se e la edhe jashtë procesit të ngjizjes së historisë së re të Shqipërisë, Lëvizjes së Dhjetorit ‘90. Ai mbërriti tri ditë me vonesë në teatrin e ngjarjeve, kur gjërat tashmë kishin marrë udhë. Pas një përballjeje nervoze me protagonistët e Lëvizjes, ishte Gramoz Pashko që i tregoi derën. Provoi edhe një herë në mitingun e madh të fillim janarit në sheshin para stadiumit kombëtar. Fjalimi i tij radikal i ndezi turmat, çoi në shtyrjen e zgjedhjeve, por e ndau përfundimisht nga PD e Doktorit.
I lënë jashtë një partie, e cila në fjalët e vetë atij 30 vite më vonë, dukej se mund të ishte streha e natyrshme, ajo Demokratike, Rama u përpoq të gjente një dritare për t’u futur në skenën e madhe të teatrit politik. Me një prift katolik shkodran dhe 2-3 intelektualë tiranas, formoi partinë Kristiano-Islame (KIS). Një eksperiment që synonte të hidhte një urë mes krishtërimit dhe islamit, një alternativë e tretë, e ngjashme me atë të 2009-ës, ‘përtej së majtës e së djathtës’.
Provoi përsëri në verën e viti ’93, në një mishelë të çuditshme me avokat Ngjelën dhe Azem Hajdarin, një “Lëvizje e re Politike”, por që u harrua në vjeshtë.
Ishin kohët kur Edi Rama vetëm dështonte.
Ai mundi të vinte në pushtet në vitin 2013, duke shkuar krejtësisht majtas, pas një aleance me socialistët radikalë të Ilir Metës, të grumbulluar rreth LSI. Nëse atë vit fillon aventurën me pushtetin e madh të Edi Ramës, profili i tij politik është shumë më i hershëm.
I kthyer nga Franca, pas largimit në vitin 1993, për të varrosur babanë 5 vite më vonë, një ftesë e Fatos Nanos për ta bërë ministër të Kulturës, ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe të partisë nga po i vinte ftesa. Si me çdo gjë në jetë, edhe postin e parë ministror Rama do ta fitonte nëpërmjet një rokade.
Ndërkohë që futej në zyrën e kryeministrit të kohës, prej saj dilte një Ramë tjetër, Luani, të cilit Nano sapo i kishte dhënë detyrën e ministrit të Kulturës. Në stilin pa shumë teklif, shefi fuqiplotë i socialistëve ia kaloi aty për aty të sapo-futurit në zyrë.
Shumë vite më vonë, kur muajit të mjaltit ia kish zënë vendin vreri politik, Fatos Nano thoshte për Edi Ramën: e kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë ta bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”.
I biri i një skulptori të socrealzimit, i sapoemëruari ministër, më të parën gjë e kapi me grinë e komunizmit, hija e të cilit shtrihej ende mbi ministritë dhe institucionet e tjera publike të vendit.
Ndërtesën ku do të ngrinte zyrën dhe protagonizmin politik e leu në një hije të së kuqes. Hapësirat e brendshme i ngjyrosi dhe meremetoi sipas ekscentricitetit të vet. Edhe pse formë këto ndërhyrje tregonin lëvizje, dukej se Edit i kishte vlejtur mësimi i legjendës bulevardeske Mone Pula, “më mirë ec kot, se sa rri kot”.
Gjithçka i mungonte ‘qeverisë Nano’ u duk se e plotësonte Rama, dhe gjithçka i mungonte atij vetë, ai gjithashtu e plotësonte duke eksperimentuar mbi objektet dhe subjektet në institucionin që drejtonte.
Të kohës së ministrisë së Kulturës, 22 vjet më parë, janë edhe fillesat e një beteje të gjatë të tij me Teatrin Kombëtar.
Ministri i ri e futi gjuhën e gjatë deri te brekët e Violeta Manushit për të gjetur paqe të idesë së tij të parë të madhe destruktive, shembjes së godinës së Teatrit. I penguar nga eksponentët e Partisë Socialiste, dhe i pafuqishëm asokohe për të përmbyllur aksione përtej peshës së vet specifike, Edi Rama priti mesnatën e 17 majit 2020 për të nisur forcat speciale, fadromat dhe gjithë fuqinë e shtetit për ta shembur ndërtesën e urryer. Kritikët e tij thanë se kryeministri nuk po shembte Teatrin, por skenën e gjyqeve të komunizmit ku mbiemri i tij kishte qenë në anën e persekutorëve.
Partia Socialiste, setra politike e së cilës ende vinte era ‘barakë Nushajsh’, nuk e kuptonte Edi Ramën, por e duronte për dy arsye: për shkak të ekstravagancës ai u bë popullor me të rinjtë, një kategori që deri atëherë nuk e honepste trashëgimtaren e PPSH, dhe për faktin se ai bartte dhjetëra stilema vreri kundër Sali Berishës, armikut numër një të të majtëve. Koha tregoi se ai ishte shumë përpara partisë së vet. E kishte kuptuar me kohë që “nushajt” janë thelbi i përhershëm i partisë, dikur në baraka, tashmë në koncensione.
Ky pragmatizëm shërbeu si leje hyrëse e Edi Ramës për në garën për Bashkinë e Tiranës në tetor të vitit 2000. Edhe pse formalisht i pavarur, Rama fitoi garën për kryetarin e Bashkisë i mbështetur nga Partia Socialiste përballë demokratit Besnik Mustafaj. Fitorja e parë e Ramës në bashkinë e kryeqytetit dhuroi edhe një gjë tjetër të së parës dhe të fundit herë: përballjen me kandidatin rival.
21 vite në politikë, që pas garës së askohe Edi ama nuk është ulur më për një debat publik me një kundërshtar. Ai është ulur me Berishën për të ndryshuar kushtetutën, me Metën për darkën e ngjalave dhe paktin e qeverisjes, si edhe me Bashën për marrëveshjen e 17 majit 2017, por jo për një përballje tezash dhe programesh.
Pas marrjes së detyrës së kryebashkiakut, Rama e përshkallëzoi fushatën radikale të shkatërrimit, herë krijues e herë thjesht shkatërrim dhe estetizimit. Me qindra ndërtime të paligjshme në parkun Rinia dhe në gjithë gjatësinë e lumit Lana, u rrëzuan si pasojë e një ndërhyrjeje kontroversiale dhe energjike. Duke huazuar nga profesioni i parë, piktura, ai leu me boja të ndritshme fasadat e stilit sovjetik të shumicës së pallateve të Tiranës.
Teksa me njërën dorë shkatërronte çibanët e realizmit demokratik dhe lyente zgjyrën e realizmit socialist, Edi Rama nuk harroi që me tjetrën të hidhte themelet e një tiranie ndërtimore në kryeqytet. Lagje të reja ‘hekur e beton’, më ilustruesja e tyre “Komuna e Parisit”, janë vepër e ‘pesëvjeçarëve’ të tij si kryetar bashkie. Institucione të kulturës, si kinema Republika, kinema 17 Nëntori etj., u prishën për t’i lënë vendin ndërtimeve private.
Klientelizmi politiko-komercial u bë vula e dytë në politikë e Edi Ramës. Sot mund të thuhet se nëse Nano e demokratizoi PS, Rama e estetizoi dhe e komercializoi.
Ai hartoi Master Planin e Qytetit të Tiranës duke përfshirë edhe projektin e Sheshit Skënderbej. Mbolli pemë, zgjeroi rrugët ekzistuese dhe hapi të reja. Sipas një raporti të UNDP, Rama luajti një rol kritik në modernizimin e pushtetit lokal. Nën këto shenja e të tjera Rama fitoi dhe dy mandate të njëpasnjëshme si kryebashkiak i Tiranës, duke mposhtur avokatin Spartak Ngjela në 2003 dhe Sokol Olldashin në zgjedhjet e vitit 2007.
Në vitin 2003, Rama u paraqit para një komisioni hetimor parlamentar mbi shpërdorimin e fondeve në Bashkinë e Tiranës. Komisioni drejtohej pikërisht nga Olldashi, i cili 4 vjet më vonë do të ishte rivali i radhës për bashkinë. Gjatë seancës, ai nxori nga çanta një altoparlant dhe filloi të komunikonte me deputetët.
Një rast tjetër që u fut në kujtesën kolektive, Rama preu një shtyllë elektrike prej druri me një sëpatë përpara kamerave, sepse një konflikt me qeverinë qendrore po bllokonte një zgjatje të rrugës. Veç spektaklit, vitet e tij si kryebashkiak janë shoqëruar me akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve nga opozita, përfshirë mitmarrje për dhënien e lejeve të ndërtimit.
Në zgjedhjet e 2007, çka u mendua si komplot për t’i penguar mandatin e tretë, duket se prodhoi efektin boomerang. Rama fitoi sërish pavarësisht botimit të fotove të tij në një plazh nudist në Francën jugore.
Pasi drejtoi Bashkinë e Tiranës për 11 vjet, në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011, Rama që kandidonte për herë të katërt, humbi ndaj kandidatit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Rama fitoi 49.7% të votave, shumë më pak se në vitin 2007. Por procesi i shpalljes së Lulzim Bashës fitues i zgjedhjeve për kryetar të Tiranës u shoqërua me shumë polemika. Dhjetë votat ‘e zhbëra’ nga Komisioni Ristani, e shndërruan Bashkinë në Kurbanin e sakrificës që do shlyente mëkatet e Ramës.
Kjo humbje të cilën ia kishin parashikuar edhe miq të tij të ngushtë duke i këshilluar të mos kandidonte për herë të katërt, e ktheu Ramën full time në krye të PS, parti, drejtimin e së cilës ai mori në tetor 2005 pas dorëheqjes së Fatos Nanos.
Dy vjet më parë Rama kishte humbur edhe zgjedhjet parlamentare pas të cilave partia e tij shfaqi mospajtim me rezultatin duke kërkuar hapjen e kutive. Për të mbajtur partinë të bashkuar ai e tensionoi situatën politike dhe socialistët braktisën debatet parlamentare për muaj dhe organizuan greva urie për të kërkuar mbështetje të brendshme dhe ndërkombëtare. Kriza politike e vazhdueshme e provokuar prej tij ishte një nga arsyet për refuzimin e BE-së për t'i dhënë Shqipërisë statusin zyrtar të kandidatit në vitin 2010.
Më 21 janar 2011 pati përplasje mes policisë dhe protestuesve në një tubim anti-qeveritar të thirrur nga Rama përpara ndërtesës së Qeverisë. Një demonstratë e thirrur për të tërhequr shumë fort litarin, i sigurt që në skajin tjetër gjendej një Berishë që nuk i duron provokimet. Katër vetë u vranë dhe kritikët e akuzuan shefin e PS se i nxori në pritë militantët socialistë për pushtetin personal.
Si pjesë e lëvizjeve për pushtet u pa edhe lobimi në vitin 2012 për një foto 80 mijë dollarëshe me presidentin Barack Obama përmes biznesmenit shqiptaro-amerikan Bilal Shehu. Tetë vite larg pushteti qendror Rama bëri edhe lëvizjen e fundit, duke arritur një marrëveshje me Ilir Metën i cili ia kish vrarë ëndrrën për pushtet katër vjet më parë duke shkuar me të djathtën e Berishës. Më 1 Prill 2013 Partia Socialiste dhe LSI deklaruan bashkimin në Aleancën për Shqipërinë Evropiane.
Verën e atij viti Edi Rama kryesoi koalicionin e partive të majta që shënuan një fitore të thellë kundër koalicionit të Sali Berishës. Që nga 15 shtatori 2013, Rama shërben si Kryeministri i 33-të i Shqipërisë.
Ashtu si në kohën si ministër Kulture dhe kryetar bashkie, tashmë me fuqinë e firmës dhe pushtetit ekzekutiv, Rama e nisi me zhurmë. Në Vlorë dhe Tiranë ai shembi me tritol disa ndërtime të paligjshme ndër to edhe pallatin e vjehrrit të kundërshtarit të tij politik që kish marrë drejtimin e PD pas dorëheqjes së Sali Berishës. Aksion që synonte të jepte provën e forcës për këdo dhe për të kompleksuar rivalin.
Në vitin 2014, në një operacion të cilësuar të suksesshëm, policia e ministrit të tij të Brendshëm Sajmir Tahiri hyri me forcë në Lazarat, duke lënë një efektiv të vrarë. Rrënja e kahmotshme e hashashit të shkulur në Lazarat u duk se çeli lule në të gjithë Shqipërinë. Mijëra tonë drogë kanabis u kapën në vitet pasuese në ujrat italiane dhe greke. Disa hetime ndërkombëtare gjetën gjurmë të bashkëpunimit shtetëror, në atë që mund të quhej ‘kanabizimi i Shqipërisë’.
Mjeshtëror në krijimin e realiteve hibride politike, Rama i krijoi turpërimit nga kanabasi shemrën e tij të nderit, reformën në drejtësi. Me këmbënguljen e tij retorike, presionin euro-amerikan dhe një hutim të opozitës, në vitin 2016 parlamenti miratoi me unanimitet "reformën në drejtësi".
Me një gjuhë agresive Rama u bë mbrojtësi i parë i saj, pa e lënë logjikën t’i japë përgjigje pyetjes: a është kaq e pastër qeveria e tij që të duket kaq e qetë para një ligji që duhej të prekte së pari vetë njerëzit e pushtetit?
Nuk është kjo dilema e vetme, tani kur Edi Rama kërkon një mandat të tretë duke sfiduar tabunë e dy mandateve në politikën shqiptare të tranzicionit.
I kritikuar nga një grup ish politikanësh të PS dhe disa gazetarë për udhëheqjen e partisë me metoda autoritare ai është akuzuar për arrogance dhe ndërhyrje në zgjedhje.
Tabloidi gjerman BILD ka botuar biseda të transkriptuara të tij dhe ministrave socialistë që i implikojnë në dyshime ende të pahetuara për manipulim në zgjedhjet e 2017. Një ministër i Brendshëm i tij u vu në teh të një hetimi parlamentar për lidhje të dyshuara me elementë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Pasuesi i tij në detyrë pranoi një implikim të strukturave policore në trafik. Drejtues të lartë të bluve u vunë në kërkim policor. Fama e keqe në ligj dhe rend nuk ishte më e mirë as në sektorë të tjerë. Disa afera në koncesionet e rrugëve zbuluan skandale me falsifikime, kompani offshore dhe një kosto marramendëse prej 20 milion euro kilometri.
Mbrojta më e mirë e Ramës kundër akuzave ka qenë prodhimi i një skandali të ri për të mbuluar të sapoplasurin. Ose një përpjekje për të prodhuar treg ndërkombëtar mediatik të vetes dhe Shqipërisë. I tillë ka qenë një proces i ngadaltë ‘pajtimi’ me Serbinë hartuar sipas modelit franko -gjerman. Apo një demarsh për të bërë thuajse të pamundurën, uljen e tensioneve mes Ankarasë dhe Athinës.
I pa kursyer në një aleancë misterioze me të cilësuarin ‘sulltani i ri turk’, Erdoganin, dhe gjithaq bujar me kritikat për Bashkimin Evropian, në rast të një mandati të tretë prej tij pritet më e pamundura. Një plan për paqen në Lindjen e Mesme, duke filluar nga konflikti izraelo-palestinez.
Ky stil dominon edhe fushatën e tij për mandatin e tretë. Ia ka dalë ta spostojë debatin nga llogaridhënia, e kuptueshme pas tetë vjetësh në pushtet, te provokimet e njëpasnjëshme që i shpik edhe aty ku nuk guxon askush tjetër në jetën publike. Po kërkon përsëri besimin e shqiptarëve vetëm duke thënë: “unë jam moderniteti i kësaj shoqërie. Të tjerat nuk kanë rëndësi”.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14