Flash News

E-TJERA

Progni: Serverat e Kuvendit u sulmuan nga brenda Shqipërisë, jo nga Irani

Progni: Serverat e Kuvendit u sulmuan nga brenda Shqipërisë, jo nga

Eksperti i informatikës, Gent Progni, ka hedhur dyshime për sulmin që i ishte bërë faqes në internet të Parlamentit të Shqipërisë nga  grupi i hakerave “Homeland Justice” nga Irani.

Sipas Prognit, sulmi duket si i organizuar nga brenda vendit me synime të caktuara.

 “Nuk dua të bëj konspirancionistin por më duket si një strategji filmi ose skenar filmi i mirëorganizuar për t’i rënë edhe Parlamentit, edhe një kompanie private dhe për të bërë sikur një diçka e madhe po sulmon shtetin tonë. Por po ta shohësh në detaje teknike, duket si diçka e bërë së brendshmi” tha Progni i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

Flavio: Po çfarë do të thotë kjo konkretisht për operimin dhe qytetarët e zakonshëm të këtij vendi? Pse është alarm ky?

Gent Progni: Është alarm, sepse nëse bie një nga kompanitë e telefonisë, shteti ynë kalon në kolaps. Kompanitë nuk kanë vetëm internetin dhe telefonatat që ne kemi në telefonin tonë, por bëjnë shpërndarje, kanë sisteme me SMS... p.sh. bankat. Ti nuk bën dot një transfertë bankare nëse nuk fut dot kodin SMS që të vjen në telefon. Nuk bën dot një verifikim të llogarisë që të “logohesh” nëse  nuk të vjen SMS në telefon. Pra, nuk është thjesht që një biznes privat sulmohet dhe bie, por është një kolaps i thuajse të gjitha shërbimeve të tjera që afron ky biznes. Arsyeja, që mendoj unë se po bëhet kjo, është për të hequr vëmendjen, për të falimentuar biznese të caktuara dhe për të ngritur një tymnajë sikur ne kemi nevojë për miliona dollarë investime, ndërkohë që ato miliona dollarë po vidhen.”

 

Të fundit