Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Projeksioni i votës për 2021, IPR: 53% e votuesve zgjedhin opozitën e bashkuar në Tiranë e Durrës
Opozita e bashkuar del fituese për qarqet Tiranë dhe Durrës.
Këto rezultate janë bërë publike në sondazhin e parë të RTV Ora & Notto, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Orientimi i votës për Tiranën
Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës.
46-50% janë përgjigjur me PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2017, PS ka rënie me 2.3%, ndërsa PD një rritje 2-4%
Orientimi i votës për Durrësin
Nëse votohet sot, opozita e bashkuar parakalon PS, fituese për Durrësin
Në sondazhin e veçantë për qarkun e Durrësit, PS, LSI dhe PDIU kanë një rënie. Ndërkohë rritje ka Partia Demokratike. Por opozita e bashkuar rezulton të jetë fituese për këtë qark.