Flash News

E-TJERA

Projektligji për barazinë gjinore, Pano: Një kancer që synon shkatërrimin e kulturës shqiptare!

Projektligji për barazinë gjinore, Pano: Një kancer që synon

Projektligji për barazinë gjinore ka ndezur debat ende pa hyrë në fuqi.

Pastori Akil Pano, i cili e cilësoi këtë projektligj si një koktejl gjinish.

“Është një tmerr i paparë, sepse është një koktejl gjinish. Nuk është fjala për gjinitë binare, sikundër tradita, feja, shoqëritë njerëzore na mëson, është e ndërtuar martesa, familja. Këtu kemi të bëjmë me një shumësi gjinish, aq sa zotërinjtë që kemi në studio me shumë nderim dhe respekt nuk dinë të na japin një numër të saktë”, tha ai i ftuar në Opinion.

Sipas pastorit, ky projektligj është “kancer” që synon shkatërrimin e kulturës shqiptare.

“Shqiptarët e mirë nuk e kanë absolutisht idenë që ky projektligj në thelb është një kancer, sëmundje që synon të shkatërrojë trupin kombëtar në dimensionin kulturor, në dimensionin e natyrës, në dimensionin e raporteve të njeriut”, tha ai.

 

Të fundit