Flash News

E-TJERA

Projektligji për gjininë, eksperti i arsimit: U sugjerua edhe në 2008-ën dhe nuk u pranua, prishte ekuilibrat

Projektligji për gjininë, eksperti i arsimit: U sugjerua edhe në

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, foli për Porjektligjin për Gjininë “Gjithëpërfshirëse”, i cili ka shkuar në Kuvend, pavarësisht kundërtimeve dhe debateve me të cilat ka hasur.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Mehmeti tha se diskutimet mbi të ashtuquajturin ‘Prindi 1 dhe 2’ kanë nisur thuajse një dekadë më parë, por një qasje e tillë për t’u përfshirë në sistemin arsimor, u hodh poshtë nga qeveria Berisha.

Mehmeti thotë solli shembullin e një shkolle në Tiranë u diskutua mbi 3 versionet e familjes, dhe rekomanduan që të përfshihej në tekstet shkollore, por nuk u pranua, pasi prishte ekuilibrat.

Mehmeti hodhi dyshime se pas diskutimeve mbi këtë projektligj mund të jetë edhe një diversion për të harruar problematika të mëdha që ka vendi.

“Ka ardhur një kërkesë, në atë kohë punonim për kapitullin e liberalizimit të vizave, isha kryetar i grupit të punës në Ministrinë e Arsimit. Vjen një i huaj, thotë kemi këtë e këtë...në fund më tha e kupton se çfarë dua të them?!

Kemi një shkollë këtu afër, ‘Avni Rustemi’, hajde thashë së bashku bisedojmë që kemi 3 lloje familjesh, atëherë thamë ne sugjerojmë, atëherë ne e hedhim poshtë, u thashë. Unë isha zyrtar arsimi. Në atë kohë e kuptova që qeveria dhe kryeministri e hodhi poshtë në atë kohë këtë sugjerim. Ju e rekomandoni, u thashë, ne s’e zbatojmë.

Ishte kundër asaj që ne kemi besuar në Zot e natyrë, ishte gjithçka që prishte ekuilibrat dhe s’kishte asnjë kuptim në arsim S’është barazi gjinore, t’i japësh disa të drejta të ashtuquajturit ‘komunitet’ dhe t’i mohosh shumicës të drejtat. Kishte të bënte me atë që s’është e sotmja, është e kahershme.

Diskutime të tilla vijnë sa herë që shoqëria është e dobësuar dhe s’ke një arsim të shëndoshë, Kur ke një edukim që nis nga familja e shkolla, atëherë e ke të vështirë të depërtojnë ide të tilla që në fund s’kanë lidhje me faktin dhe realitetin që ne jetojmë, s’reflekton asnjë gjë. Pse sot, pse tani po diskutohet?! Mund të jetë edhe një diversion për të harruar problematika të mëdha që ka vendi.

Nëse do ta nisësh më ligjin, hajde ta nisim nga arsimi,  me kurrikulën, me përmbajtjen  e teksteve, ku mësohen dhunë e ca gjëra që askush s’i kupton e t’i çojë në hulli te kjo që po themi ne tani, te këto gjinitë, devianca, orientim, shprehje gjinore. Këtu lind femër, për snobizëm kalon periudhë lesbicizmi, pastaj reflekton e nuk e di çfarë ndodh. Ka një seri pyetjesh që ka të bëjë me situatën ku jemi”, tha Mehmeti.

Të fundit