Flash News

E-TJERA

Prokurori i Romës: Mafia shqiptare bashkëpunon me atë italiane, ka prani të lartë kriminaliteti në vend

Prokurori i Romës: Mafia shqiptare bashkëpunon me atë italiane,

Francesco Lo Voi, drejtues i Prokurorisë së Romës, deklaroi se është vërtetuar se ka një bashkëpunim mes kriminelëve dhe eksponentëve italianë të krimit me ata shqiptarë.

Lo Voi, në një takim të përbashkët mes PAK-ut dhe Antimafias Italiane, tha se ndërhyrja e tyre nuk është e pranishme vetëm në kriminalitet (vrasje, trafik droge), por ka shkaktuar edhe dëme të mëdha ekonomike.

“Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta që po veprojnë e vërteton këtë fakt të bashkëpunimit të kriminelëve dhe eksponentëve. Është e dukshme prania e ndërsjellë e kriminalitetit në të dyja vendet, që veprojnë me eksponentë të krimit të organizuar italian dhe vendeve të tjera që veprojnë në Itali.

Ne duhet të vazhdojmë të ndjekim bashkëpunimin, sigurimin e provave, të dërgojmë në proces kriminelët, italianë apo të huaj qofshin. Kam realizuar disa forma bashkëpunimi me kolegët shqiptar, shumë më efikase se sa me kolegë të vendeve të tjera të BE. Mafiat e ndryshme dhe kriminaliteti i organizuar provokojnë dëme, që nuk janë vetëm ato të dukshme, vrasje, trafik droge, por shkaktojnë dëme edhe shoqërive, provokojnë dëme ekonomike, tregut, konkurrencës së lirë, konkurrencës mes biznesmenëve të ndershëm”, deklaroi Lo Voi.

Pak më parë, gjatë takimit, kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi se krimi shqiptar është bërë më i egër duke u shtrirë nga Amerika Latine në Dubai, në vende ku bëhet tregtia e drogës.

Të fundit