Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren kosovare, Fjolla Morina. Më 25 mars, ajo u dënua me 6 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës për “trafik të armëve dhe municionit”. 

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Deri tani këngëtarja është e shpallur në kërkim vetëm në territorin e Shqipërisë, prej momentit kur u largua nga banesa në Kukës ku qendronte në arrest shtëpie. Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.

Edhe pse është në kërkim nga policia, Fjolla Morina në mars i dha fund beqarisë nga arratia duke u martuar me biznesmenin Fisnik Syla. Ceremonia e martesës u zhvillua në Maldive dhe këngëtarja ndau pamjet me ndjekësit në rrjetet sociale.

Të fundit