Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht emrat e kandidatëve për KLP

Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht emrat e kandidatëve

Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

– Afërdita Ndoi  –      Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Moisi Duda     –      Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

– Edina Kurti     –       Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

– Edlira Bako     –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

– Elsa Miha        –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

– Olger Eminaj   –      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

– Vatë Staka       –     Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.

Të fundit