Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës lehtësoi akuzat për Rrajat, akt-ekspertimi u bë nga mjeku ligjor i rastit “Xhisiela”

Prokuroria e Tiranës lehtësoi akuzat për Rrajat, akt-ekspertimi u

Prokuroria e Tiranës vendosi të lehtësojë akuzën ndaj fisit Rraja pas dhunës së ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashar Majës. Sipas akt-ekspertimit, të përpiluar nga mjeku ligjor Elton Serani, ngjarja klasifikohet si “plagosje e lehtë”.

Mirëpo rezulton se i njëjti mjek ka kryer edhe akt-ekspertimin për Xhisiela Malokun, më 25 korrik 2018, e cila u dhunua nga Rexhep Rraja. Asokohe, Serani rrëzoi pretendimet e Rrajës se Xhisiela nuk ishte dhunuar.

Pas këtij akti-ekspertimi, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën dhe u kërkon viktimave të dhunës së Rrajave që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

Prokuroria regjistroi fillimisht procedim penal për “plagosje të rëndë me dashje”, pas publikimit të videos së dhunës se Rrajave ndaj Bilbil e Jashar Majës. Ata u dhunuan me sende të forta pas një konflikti për një gurore e cila ishte nën administrim e Rrajave.

Të fundit