Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për sulmin kibernetik ndaj portalit

Ashtu siç u paralajmërua edhe një ditë më parë në media, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online për disa ditë me radhë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për disa vepra penale.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:

“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;

“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe

“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal””, thuhet në njoftimin paraprak të Prokurorisë.

Pas 4 dutësh jashtë shërbimit, e-Albania u rikthye në funksion një ditë më parë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se sulmi erdhi nga një shtet i huaj dhe se për mbrojtjen ishte përfshirë edhe NATO.

Të fundit