Flash News

E-TJERA

Prokuroria lehtësoi akuzat për Rrajat, Lala: Dy njerëz janë detyruar të heqin dorë nga ankimi

Prokuroria lehtësoi akuzat për Rrajat, Lala: Dy njerëz janë

Gazetarja Klodiana Lala, komentoi ngjarjen e dhunës së ndodhur në Borizanë, ku u përfshinë në konflikt fisi Rraja dhe Maja.

E ftuar në “Open” në News24, Lala tha se dy njerëz janë detyruar ditën e sotme të heqin dorë nga ankimi.

Ne e pamë qartë e si shkopinjtë e bejsbollit kërcisnin në trupin e Bilbil dhe Jashar Majës. Prokurorët të ndikuar ishin të bindur që duke u justifikuar me këtë akt ekspertimi mund të shpëtonin anëtarë të fisit Rraja. Dy njerëz janë detyruar ditën e sotme të heqin dorë nga ankimi. Ata janë detyruar sepse janë gjendur përpara një skenari mafioz. Nëse Prokuroria donte të bënte drejtësi dhe nëse ata që dhunuan nuk do të ishin njerëzit e afërt të një ish-deputeti, mund të kërkonte një ekspertim. Por kjo nuk u bë”, tha gazetarja Lala.

Të fundit