Flash News

E-TJERA

Prokuroria përfundon verifikimin e dy kandidatëve për deputet, cilës parti i përkasin

Prokuroria përfundon verifikimin e dy kandidatëve për deputet,
Foto ilustruese

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për dy kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Rezultatet ia ka përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

"Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit", thuhet në njoftimin zyrtar.

Bëhet fjalë për një kandidat nga radhët e LSI-së dhe një nga të nismës Thurje. Verifikimi i tyre ka përfunduar pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Të fundit