Flash News

E-TJERA

Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, Berisha: Me urdhër të Ramës u cilësua plagosje e lehtë

Prokuroria zbuti akuzën ndaj Rrajave, Berisha: Me urdhër të

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja pasi dhunuan barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën.

Pas vendimit të prokurorisë ka reaguar dhe kryedemokrati Sali Berisha.

Berisha thotë se kjo gjë ka ndodhur me urdhër të Ramës, teksa i cilëson prokurorët armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë.

“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!”, shkruan Berisha.

Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Të fundit