Flash News

E-TJERA

Propaganda e Ramës në OKB, Shkullaku: Më shumë e dëmton se sa e lartëson Shqipërinë

Propaganda e Ramës në OKB, Shkullaku: Më shumë e dëmton

Gazetari Armand Shullaku, ka folur për shfaqjen e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e djeshme në OKB.

Shkullaku i ftuar në Çim Peka Live, tha se  tepria dhe propaganda e qeverisë, më shumë e dëmton se sa e lartëson atë moment për Shqipërinë.

Propagada është e njëjtë si ajo fashiste, komuniste apo populiste, në thelb i bashkon e njëtja gjë. Tepria dhe propaganda më shumë e dëmton se sa e lartëson atë moment për Shqipërinë. Gjëja tjetër e ngjashme përveç propagandës është unifikimi, njësimi i shtetit me liderin.

 Pra që e kemi dhe në këtë rast. Po të shikosh lajmet e mediave pro qeverisë në asnjë vend nuk thuhet Shqipëria por Edi Rama. ‘Edi Rama shkëlqen’, ‘Edi Rama bllokon ambasadorin rus’, ‘Edi Rama në vëmendjen e mediave të botës’, dhe Shqipëria përmendet si pasojë e Ramës, pra është Rama që është Shqipëria në atë pozitë dhe nuk është Shqipëria në atë pozitë që është Rama aty ku është.

Është e pashmangshme që një moment i tillë të përdoret edhe për politikë të brendshme. Kur teprohet prishet”, tha ai.

Të fundit