Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës në Tiranë, 1,200 forca policore në gatishmëri

Protesta e opozitës në Tiranë, 1,200 forca policore në

Opozita në Shqipëri ka thirrur sonte protestë në ora 20:00 para kryeministrisë.

Edhe pse është thënë se do të jetë një protestë paqësore, Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa për të ruajtur sigurinë dhe rendit.

Rreth 1,200 forca policore do të jenë të pranishme, ndërsa me rëndësi të veçantë është ruajtja e institucioneve. Opozita ka kërkuar 4 orë leje për protestën, ndersa deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Të fundit