Flash News

E-TJERA

Protesta kundër Ramës, qytetari nga New York-u: Është kryetar i korrupsionit dhe i mafies shqiptare

Protesta kundër Ramës, qytetari nga New York-u: Është

Një qytetar i cili po protestonte në New York kundër Edi Ramës, u shpreh se ka shumë arsye për t'u ngritur kundër kryeministrit.

Qytetari tha se Rama është kryetari i korrupsionit dhe i mafies shqiptare. Ai e quajti kreun e qeverisë tradhtar të kombit.

"Ka një milionë arsye për të protestuar. E para një herë për çështjen kombëtare. Edi Rama është një tradhtar i çështjes kombëtare. E dyta për korrupsionin e jashtëzakonshëm dhe krimin që ka pushtuat të gjithë institucionet shqiptare.

Në Shqipëri po montohet diktatura, po montohet neokomunizmi nën fjalën e re se nuk e thonë më komunizmi por globalizmi. Këtu është kryetari i korrupsionit shqiptar dhe i mafies shqiptare dhe ky ka një emër. Aty ka patronazhistët të cilët i ka paguar dhe ata që u është bërë presion familjeve të tyre atje në Shqipëri e i kanë detyruar njerëzit e tyre me qenë këtu", u shpreh ai.

Të fundit