Flash News

E-TJERA

Protesta në Bërxullë, Hoxha: Pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë

Protesta në Bërxullë, Hoxha: Pronat e tyre ndahen sot si

Banorët e Bërxullës dolën sërish në protestë kundër projektit Thumanë-Kashar, që prek pronat e tyre. Disa prej banorëve kanë kërcënuar edhe me vetësakrifikim.

Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, Indrit Hoxha, ka reaguar në Facebook. Hoxha shkruan se pronat e tyre po ndahen si plaçkë mes kurasrëve të qeverisë, dhe se institucionet nuk iu kanë kthyer asnjë përgjigje.

Hoxha shton e përgjegjësi kryesor për situatën është Edi Rama.

“Banorët e Berxullit trajtohen si të dorës së dytë.

Pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë. Asnjë përgjigje nuk është dhënë ndaj atyre që shteti po tenton t’i vjedh pronat.

Edi Rama, ti je përgjegjësi kryesor i kësaj drame të paralajmëruar. Asnjë metër tokë nuk do të marrësh nga banorët pa një dëmshpërblim të ligjshëm. Zhvillimi nuk mund të ndërtohet mbi paligjshmërinë!”, shkruan Hoxha në Facebook.

Të fundit