Flash News
Festimet për kualifikimin e Meksikës në Botëror kthehen në tragjedi, tre tifozë humbin jetën
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 5 të plagosur dalin nga spitali, si paraqitet gjendja e të tjerëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Protesta për Klodian Rashën, Avokati i Popullit kundër dhunës policore ndaj të miturve: Indinjata për vrasjen e të riut e përligjur
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar rreth protestave të dy ditëve të fundit për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave”.
Përmes një deklarate zyrtare, Avokati i Popullit thekson se indinjata e qytetarëve është e përligjur dhe se shqetësuese sipas tij është mungesa e zbatimit të rregullave dhe shoqërimi i të miturve nga forcat e rendit.
Avokati i Popullit i bën thirrje autoriteteve që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit dhe “fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave.”
Nga ana tjetër, Avokati i Popullit apeloi se duhet të shmangen dhuna dhe konfliktet, referuar këtu protestuesve. Sipas institucionit, brutaliteti dhe shkatërrimi janë të papranueshme teksa kërkon që të mënjanohen episodet e dhunshme të shfaqura herë pas here.
Avokati i popullit ka rekomanduar marrjen e masave nga ministritë e linjës dhe institucionet shtetërore, për informimin e të gjitha strukturave përgjegjëse sa i takon ushtrimit të detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë. Institucioni, po ashtu, apeloi për zbatimin e legjislacionit të mbrojtjes së fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Reagimi i plotë i avokatit të Popullit:
Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së djeshme dhe sotme ku janë shënuar përplasje midis një numri të madh qytetarësh që protestojnë për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe forcave të rendit.
Ekipe të Avokatit të Popullit kanë qënë dhe ndodhen në terren për të inspektuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi.
Në këtë situatë, institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi nga ana e qytetarëve por edhe nga ana e Policisë së Shtetit të garantohet e drejta e qytetarëve pēr të protestuar paqësisht.
E drejta e çdo qytetari për të protestuar në përputhhje me ligjin nuk mund të cënohet vetëm për faktin se të tjerë nuk e ushtrojnë atë në përputhje me parashikimet ligjore. Përsa Policia ka të drejtë të mos lejojë e parandalojë veprimet e dhunshme, ato duhet të jenë të drejtuara vetëm ndaj dhunës.
Indinjata e qytetarëve për vrasjen e të riut 25 vjeçar është e përligjur megjithatë, brutaliteti, apo dhe shkatërrimi nuk janë të pranueshme.
Avokati i Popullit bën thirrje për qetësi dhe të gjenden rrugët alternative në mënyrë që të mënjanohet konfliktet.
U urojmë shërim të shpejtë protestuesve dhe policëve të plagosur në krye të detyrës dhe bëjmë thirrje për të shmangur ekspozimin dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj situatave të rrezikshme.
Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.
Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.
Institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në dijeni, nga mediat online, por edhe shoqëria civile dhe organizata të saj, lidhur me shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit, pjesëmarrës ose në mënyrë rastësore të pranishëm, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytet.
Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e hetimit administrativ të shqyrtimit të çështjes me nismën e vet, për rastin në fjalë.
Avokati i Popullit shpreh shqetësimin institucional, se në mënyrë të përsëritur, vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit.
Sjellim në vëmendje të autoriteteve, se:
????fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm, që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit.
????Zbatimi i saj në praktikë, ndër vite ka qenë puna dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktorëve publikë dhe jo publikë, por jo vetëm, edhe organizatave ndërkombëtare, institucioneve të pavarura, institucioneve të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e kuandrit ligjor në vazhdimësi, organizimin e trajnimeve të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, që janë në shërbim të drejtpërdrejtë me fëmijët, organizimit të fushatave ndërgjegjësuese, ngritjes së institucioneve të reja për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve.
Avokati i Popullit dhe KMPDF në vijëmësi kanë rekomanduar marrjen e masave nga ministritë e linjës dhe institucionet shtetërore, për informimin e të gjitha strukturave përgjegjëse për ushtrimin e detyrimeve dhe përgjegjësive në zbatim e legjislacionit të mbrojtjes së fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur!
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve
#AP
#KMPDF
Të fundit
Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin
1 Korrik 2026, 16:58
Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit
1 Korrik 2026, 16:38
Braho: SPAK po shqyrton mundësinë të kryejë vetë arrestimet e personave në kërkim
1 Korrik 2026, 16:22
Bie besimi në ekonomi në qershor, nga shërbimet dhe ndërtimi
1 Korrik 2026, 15:44
Shkrimtari Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi i Kolonjës”
1 Korrik 2026, 15:18
85% e njerzëve shqetësohen për gjëra që nuk i ndodhin kurrë
1 Korrik 2026, 14:50
Vrau dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë të Mexhit Picarit
1 Korrik 2026, 14:17
Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: U ushtrua dhunë shtazore
1 Korrik 2026, 13:57
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje, mbështet PD-në
1 Korrik 2026, 13:40
Dhunohet nga dy persona analisti Ilir Demaliaj
1 Korrik 2026, 13:23
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në disa komisariate
1 Korrik 2026, 12:54
Berisha mesazh gjeneratës Z: Po ngriheni ndaj një diktature autoritare
1 Korrik 2026, 12:32
53% e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga sëmundjet e zemrës
1 Korrik 2026, 11:52
"Jep dorëheqjen", Rama pritet me protesta nga shqiptarët e Düsseldorf-it
1 Korrik 2026, 11:18
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
1 Korrik 2026, 11:02
“Bisedë e shkurtër dhe e përzemërt”, Berisha takon kancelarin e Austrisë
1 Korrik 2026, 10:47
Protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “Albanian Files”
1 Korrik 2026, 10:32
Flamingot dhe tre premisa
1 Korrik 2026, 10:24
Vdekje e 32-vjeçarit në Qafë Thanë, i riu u aksidentua me makinën e vjedhur
1 Korrik 2026, 10:12
Harta/ Shqipëria në mesin e zonave më të prekura nga vala e të nxehtit në Europë
1 Korrik 2026, 09:09
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
1 Korrik 2026, 08:22
Mot i qëndrueshëm dhe vranësira, parashikimi për këtë të mërkurë
1 Korrik 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2026, 07:54
Politico: Përshkallëzohet “Revolucioni i Flamingove”, eurodeputetët mbështesin protestën
30 Qershor 2026, 22:02
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11