All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Ambasdorët e akredituar në Shqipëri thirrje për distancim nga dhuna: Të veprojë drejtësia

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Ambasdorët e akredituar
Foto ilustruese nga protestat
All - Paragraf - 1

Vrasja e të riut Klodian Rasha dhe protestat e qytetarëve pas kësaj ngjarje të rëndë kanë sjellë edhe reagimin e trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri.

Ambasdorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka kërkuar që palët të jenë të përmbajtura dhe që protesta të mos shoqërohet me dhunë.

All - Paragraf - 3

Në të njëjtin linjë edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka kërkuar të ndalet dhuna, ndërsa është shprehur pro protestave paqësore, duke theksuar se kështu funksionon në demokraci. Ambasdori thotë se ndihet i trishtuar, ndërsa shtoi se beson se drejtësia do të vihet në vend.

Ndërkohë ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka shprehur ngyshëllimet familjes Rasha për humbjen e madhe, duke theksuar se ngjarja duhet të hetohet. Soreca thotë se dhuna duhet të shmanget në çdo situatë, nga të gjitha palët.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se vdekja e të riut Klodian Rasha e ka prekur shumë. Zingraf  thotë se ngjarja duhet të zbardhet plotësisht, ndërsa shton se dhuna nuk është zgjidhje.

Sakaq, ambasada e OSBE-së në Tiranë  thotë në reagimin e saj se ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ndërsa bën thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune.

Nuk ka munguar as reagimi i ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Borman lidhur me këtë ngjarje.  Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, ambasadori Norman thotë se drejtësia duhet të vihet në vend sa më parë. Duke theksuar se e kupton zemërimin e qytetarëve, ambasadori i ka bërë thirrje qytetarëve që gjërat të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Reagimet e diplomatëve në Shqipëri kanë ardhur përmes rrjeteve sociale Tëitter dhe Facebook.

 

 

 

 

Të fundit