Flash News

E-TJERA

Protesta/ Rama nuk reflekton, pedagogët vendosin për bojkot pa afat të mësimit

Protesta/ Rama nuk reflekton, pedagogët vendosin për bojkot pa afat

Në mungesë të reflektimit të qeverisë ndaj kërkesave të tyre, pedagogët vendosën sot që të vijojnë bojkotin e mësimit pa afat. Stafi akademik doli sot në protestë para univeristetit Politeknik, ku ritheksoi se do të vijojë protestën deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kërkojnë rritje pagash dhe përmirësimin e kushteve në univeristete. Pasi njoftoi që do iu rriste pagat me 7%, vendim që u refuzua nga akademikët, kryeministri Edi Rama ka nisur sulmet.

Një ditë më parë, ai u përfshi në replika në distancë me kreun e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, të cilin e quajti “shiks”.

Një prej pedagogëve tha sot se durimit i ka ardhur fundi, ndërsa lëshoi një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Duhet trimëri intelektuale. Kjo është protestë e të gjithë shqiptarëve. Ta heqim këtë zezonë që e ka pushtuar shpirtin. Këtij i janë larguar qytetarët nga qytetet, ky thotë do rregullojmë qytetin. Këtij i janë larguar bujqërit na toka, thotë do rregullojmë bujqësinë.

 Ne kemi vite që e mbrojmë me gjak këtë vend. Ke larguar njerëzit. Nuk mundet të largosh kombin tënd, kush do vijnë nesër këtu?! Duhet të jetojmë mirë dhe të kemi trimëri që t’i dalim para këtyre lloj qelbësirave që na kanë treguar orientin shqiptar. Larg orientit, por të përqafojmë Europën. Me guxim, me trimëri ta shporrim këtë qelbësirë”, tha ai.

Ndërsa një tjetër tregoi se një studenti i kishte rënë të fikët në auditor, pasi ishte i kequshqyer.

“Ne jemi një, pa studentë nuk ka profesorë, pa profesorë nuk ka studentë. Si mundet ne të pranojmë që studentët tanë të paguajnë trefishin e atyre studentëve në Austri. Në auditorë hyjnë studentë të uritur dhe të kequshqyr. Më ka ndodhur që studentit i ka rënë të fikët. Shumë studentë vijnë në universitete dhe detyrohen ta braktisin për të punuar. Nuk munden të përballojnë jetesën se tarifat janë rritur”, tha pedagogu.

 

 

Të fundit