Flash News

E-TJERA

Protestat për Klodian Rashën, Delegacioni i BE-së: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

Protestat për Klodian Rashën, Delegacioni i BE-së: Zero
Foto ilustruese

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka bërë thirrje se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias, nisur nga protestat e ditëve të fundit pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie në 8 dhjetor.

Sipas reagimit të delegacionit të BE, gazetarët në Shqipëri duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi.

BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.

Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, shkruan delegacioni i BE.

Kujtojmë se në një nga protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve, policia arrestoi gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia teksa ka qenë duke raportuar për protestën.

Ndonëse iu tha efektivëve që është gazetar dhe i ka paraqitur dokumentin, policia zgjodhi që ta shoqëronte për komisariat.

Të fundit