Flash News

E-TJERA

Protestat për Rashën, Meta: Stresi rrëzoi gjysmën e qeverisë, unë isha në presidencë me Covid

Protestat për Rashën, Meta: Stresi rrëzoi gjysmën e

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e akuzoi se bashkë me ish kryeministrin Sali Berisha fshihen pas pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve ajrorë të Albcontrol, e për pasojë është pezulluar puna në Rinas.

Nga Vlora, Meta tha se edhe kur bëheshin protestat për Klodian Rashën disa muaj më parë, Rama e akuzoi se ishte organizator i minoreneve, ndonëse ai e dinte se ishte në rezidencën presidenciale i infektuar me Covid-19.

Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid.

Kur Stresi me një thirrje rrëzoi gjysmën e qeverisë, ndërkohë Rama më akuzonin mua si organizator të minorenët, ndërkohë ai e dinte që isha në rezidencën e presidentit me Covid.

Por nuk doja as të flisja se vuanin shumë njerëz në atë kohë apo të shmangja vëmendjen nga problemet e tjera dhe jam mësuar me akuza, por kjo është shaka e rëndë.

Nuk mendoj se kontrollorët kanë 100% të drejtë, por për një për përgjigje dhe zgjidhje kanë. Zgjidhje daneze nuk ka, por zgjidhje si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut pse mos të ketë, pse kjo arrogancë”, deklaroi Meta.

 

 

Të fundit