Flash News

E-TJERA

Proteston prej dy ditësh para kryeministrisë, procedohet penalisht Adriatik Lapaj

Proteston prej dy ditësh para kryeministrisë, procedohet penalisht

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht aktivistin dhe avokatin Adriatik Lapaj, i cili prej dy ditësh po zhvillon një protestë përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Lapaj dyshohet se ka kryer grumbullim të paligjshëm dhe ka zaptuar hapësirën publike, duke bllokuar qarkullimin e lirë përpara institucionit.

“A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit