Flash News

E-TJERA

Protestuan kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, policia arreston katër persona dhe procedon 30 të tjerë

Protestuan kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë,
Protesta e një dite më parë

Lidhur me protestën e djeshme në Mirëditë janë arrestuar katër persona, mes tyre ogranizatori dhe janë proceduar në gjendje të lirë 30 të tjerë.

Të arrestuarit janë: B.P., 48 vjeç, banues në Lezhë; organizatori i protestës E. B., 22 vjeç; E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. 

Kujtojmë se protestën së banorëve të disa fshatrave të Mirditës iu bashkuan edhe shumë aktivistë nga Kosova. Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike uji në këtë zonë.

Ata kanë protestuar disa herë në zonën, ku është parashikuar të ndërtohet hidrocentrali, ndërsa dje u mblodhën pranë tunelit të Thirrës dhe me pankata në duar marshuan. Banorët bllokuan për disa minuta aksin Milot-Morinë.

Ata janë të vendosur për të kundërshtuar deri në fund realizimin e këtij projekti, që sipas tyre i dëmton dhe e bën të pamundur jetesën në këto fshatra.

Të fundit