Flash News

E-TJERA

Protestuan kundër rritjes së pagave për ministrat, policia “mësyn” në selinë e Lëvizjes Bashkë

Protestuan kundër rritjes së pagave për ministrat, policia

Lëvizja Bashkë mbajti një protestë jashtë Kuvendit kundër rritjes së rrogës për deputetët dhe ministrat. Jo vetëm kaq, por disa prej tyre ndaluan ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj dhe i hodhën para false si shenjë revolte kundër skandaleve që e rrethojnë për korrupsion.

Pas protestës, policia ka shkuar në selinë e Lëvizjes Bashkë për t’i marrë në pyetje disa prej protestuesve. Ndërkohë nuk dihen detaje shtesë rreth situatës në fjalë, por pritet që në orët në vijim të ketë edhe një sqarim mbi ngjarjen.

Kjo protestë u shoqërua me pankartën “Mos u ngopshi”, si dhe hedhjen e disa kartëmonedhave në mënyrë simbolike.

 

Të fundit

10 Qershor 2023, 08:47