Flash News

E-TJERA

Rritja e pagave të deputetëve, Lëvizja Bashkë proteston para Parlamentit duke hedhur para në tokë

Rritja e pagave të deputetëve, Lëvizja Bashkë proteston para

Lëvizja Bashkë ka protestuar  sot para parlamentit kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat. Vendimi u votua në Komisionin e Ekonomisë teksa po diskutohej lidhur me projektligjin për rritjen e pagane në administratë, ku nuk ishte përfshirë ndryshimi dhe rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat.

Me vendimin e miratuar paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto.

Teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve, Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji.

Protestuesit mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi”, teksa kanë hedhur dhe para false në tokë.

 

Të fundit