Flash News

E-TJERA

Provat e SPAK/ Avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë, prokurori: Mjaftojnë 3-5 ditë

Provat e SPAK/ Avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë, prokurori:

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Avokati i zv.kryeministres, Ardian Kalija,ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve, pasi i duhet kohë për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK.

Nga ana tjetër i pyetur nga deputeti Gent Strazimiri se sa kohë afat i duhet avokatit, prokurori i çështjes Dritan Prenci sugjeroi 3-5 ditë.

Strazimiri: Duke patur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?

Prençi: Afati mendoj të jetë 3-5 ditë. Po ashtu edhe prokurorja tjetër.

Partia Socialiste ka propozuar datën 19 Janar për mbledhjen e radhës.

Të fundit