Flash News

E-TJERA

PS i dha autorizim SPAK për arrestimin e Berishës, Lela: Sot parlamenti certifikoi shkeljet e SPAK

PS i dha autorizim SPAK për arrestimin e Berishës, Lela: Sot

Drejtori i medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një lidhje "Skype"   në ‘Task Force’ me në SYRI TV, tha se Parlamenti sot certifikoi një shkelje të SPAK.

Lela  theksoi se heqja e mandatit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha ka lidhje me çështjen e McGonigal në SHBA.

‘Tek çështja McGonigal lidhet edhe ‘non grata’, persekucioni nëpërmjet gjykatave. Ajo beteja që kemi parë se kush e emëron kreun e SPAK, Yuri Kim, apo Rama.

E gjithë kjo bën pjesë në atë çadrën e korrupsionit transnacional, të cilin me të drejtë e emërton kështu z. Berisha.

Do të kishte qenë në nderin e parlamentit sot të mos lejonte instrumentalizimin e vetvetes nga SPAK. Pse po vinte SPAK? Po vinte për të certefikuar një shkelje të veten.

Shkelja e SPAK, ishte se atë që bëri këtë radhë ta bënte që në fillim. Ajo ka qenë e vetmja rrugë e trajtuarit të çështjes, që të shkonte siç e thotë Kushtetuta, e cila thotë se duhet marrë leje nga kuvendi për mandatin e deputetit.

Nuk e bëri herën e parë dhe siç edhe e ceku kolegu, nuk ka pasur as ndryshim sasior apo cilësor në çështjen e Berishës.

Çfarë ka ndryshuar kjo masë e ashpërsuar, ‘arrest me burg’ apo ‘arrest shtëpie’, tha Alfred Lela.

Të fundit